Aktori i njohur turk po bëhet baba.
Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu së shpejti do të bëhet baba, shkruajnë mediat e huaja, trasnmeton lajmi.net.
Bashkëshortja e tij Sinem Kobal thuhet se është katër muajshe shtatzënë.
Ata po presin që të vijë në jetë fëmija, gjinia e së cilit është vajzë dhe ky fakt i ka bërë të lumtur pafund.
Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre 4 vite më parë.
Aktori turk Kenan Imirzalioglu kapi majat e famës pas rolit të tij në serialin shumë të ndjekur dhe në vendin tonë ‘Ezel’. Emri i Kenan-it i kapërceu dhe kufijtë e Turqisë jo vetëm për talentin e tij por edhe për pamjen duke bërë që vajzat në mbarë botën të çmendeshin pas tij./Lajmi.net/