Aktuale

Meha: U sulmova nga ata që dalin në televizion me fyerje e sharje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas hedhjes së mjetit shpërthyes në shtëpinë e Murat Mehës, duke thënë se kemi të bëjmë me persona që me çdo kusht dëshirojnë të pengojnë ardhmërinë e këtij vendi.

Sipas Mustafës, sulmet ndaj familjeve dhe tentimi për t’i frikësuar janë të papranueshme.

“Ne kemi sot një informatë nga policia që tek shtëpia e tij është hedhur një mjet shpërthyes që është gjetur nga policia dhe ne e dënojmë këtë akt dhe konsiderojmë se është krejtësisht i papranueshëm. Të gjithë ata që dëshirojnë që përmes frikës dhe akteve të tilla duke rrezikuar dhe jetën e njerëzve dhe familjeve të tyre flet më së miri se me kënd kemi të bëjmë, kemi të bëjmë me ata që nuk janë duke menduar për Kosovën, shtetin eKosovës, por me çdo kusht dëshirojnë të pengojnë ardhmërinë e këtij vendi, dhe kjo na bënë më të vendosur, më të fuqishëm që këto procese t’i shtyjmë përpara”, tha ai.

Kurse, Murst Meha theksoi se këto sulme po bëhen nga një dorë e zgjatur, duke rrezikuar jetën dhe të familjes së tij.

“Ne sulmohemi nga kush, nga ata që çdo ditë janë në televizion me fyerje me sharje, që nuk i takojnë etikes njerëzore. Por i takojnë një euforie, që nuk kanë etikë. Që nuk kanë mirësjellje. Komisioni shtetëror është një komision i themeluar nga Qeveria.E ka bërë punëne vet. E ka dorëzuar dhe tutje vazhdon rrugëtimin e saj”, tha ai.

Ndryshe, policia ka larguar në mënyrë të kontrolluar mjetin shpërthyes i cili është hedhur në shtëpinë e Murat Mehës./KP