Aktuale

Meha: Ata që kundërshtojnë Demarkacionin nuk kanë lexuar asnjë rresht

Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha ka reaguar përsëri kundër opozitës duke theksuar që ata që kundërshtojnë Demarkacioni nuk kanë lexuar asnjë rresht të marrëveshje, shkruan Gazeta Express.

Duke rikujtuar që komisioni është themeluar nga qeveria, Meha ju drejtua kritikëve “Ata merren çdo ditë me fyrje e sharje dhe nuk kanë etikë. Të debatojmë me ata që nuk kanë lexuar. Askujt nuk i kemi borxh përveç shtetit”

Më tej Murat Meha paralajmëroi që këto incidente do të jenë në axhendë të policisë.

Ai theksoi që i ka informuar të gjithë kritikëk me dokumentacion rreth marrëveshjes dhe nuk është ballafaquar me ta. “Vetë na thirrën në kuvend, vetë na vendosën pika, çfarë tju them më shumë” tha Meha.