Dukesha Sussex sot ka festuar ditëlindjen.
Meghan Markle aktorja që shumë kush e njohin nga roli i saj në serialin ‘Suits’ sot feston ditëlindjen e 38-të, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast princi Harry është treguar zotëri dhe ka shkruar disa fjalë për gruan e tij me të cilën kanë edhe një djalë. Në llogarinë e tij në Instagram ai la këtë shkrim.
“Gëzuar ditëlindjen për gruan time të mahnitshme. Faleminderit që mu bashkove në këtë aventurë. Të dua, H.”. /Lajmi.net/