Rusia nuk duhet të shpresojë se sanksionet e Perëndimit ndaj saj do të hiqen shumë shpejt, ka thënë sot kryeministri rus, Dmitry Medvedev.
“Është e qartë se kjo [sanksionet] do të zgjasë për një kohë të gjatë. Mos u mbështesni në zgjedhjen e dikujt tjetër, në liderët e huaj në ardhje,” ka thënë Medvedev, transmeton Express.
Ai i ka bërë këto komente gjatë një takimi të Partisë së Bashkuar Ruse, teksa fliste për sektorin e agrikulturës./Express/