Aktuale

Mediave ende nuk u lejohet të hyjnë në Kuvend

Seanca e Kuvendit do të duhej të niste në ora 11:30, megjithatë duket se nuk ka mundësi të fillimit sipas orarit të përcaktuar.

Mediat ende janë jashtë ndërtesës së Kuvendit, tek hyrja kryesore, në pritje për t’ju lejuar qasja përbrenda Kuvendit.

Deri tash nuk është dhënë ndonjë arsye se pse Kuvendi ka marrë këtë vendim. /KosovaPress/