Në vendkalimin kufitar në Batrovc të Serbisë, policia kufitare serbe ka konfiskuar 932 gram bizhuteri – ari, vlera e të cilit është vlerësuar rreth tre milionë dinarë, ka njoftuar sot Administrata Doganore serbe.
Në dalje nga Serbia, makina me targa gjermane – shtetas gjerman me origjinë shqiptare, ka futur në valixhe 932 gram stoli – ari, të cilat i ka mbështjellë me të brendshme, shkruan Blic.rs, transmeton Gazeta Express.




