Sipas ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë, Moska është në kontakt të vazhdueshme me Beogradin lidhur me përkeqësimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazeta serbe “Sputnik”.
“Natyrisht që jemi në kontakte të vazhdueshme. Ndërveprimi me Beogradin është shumë intensive sidomos në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e Kosovës që t’i pamundësojmë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Alexander Botsan-Kharchenko, drejtor në Departamentin për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.
Botsan-Kharchenko shtoi se Beogradi luan rrolin kryesor në këto përpjekje kundër Kosovës, ndërsa Rusia asiston gjithmonë.
Diplomati rus po ashtu ka lavdëruar “shpirtin konstruktiv”, siç e ka quajtur ai, të Qeverisë së Serbisë për uljen e tensioneve në Veri të Kosovës, përcjell “Klan Kosova”.
Kujtojmë se ishte Rusia ajo e cila i dha Serbisë trenin që synonte të futej në Kosovë me mbishkrimet “Kosova është Serbi”.