Marrëveshja për kodin telefonik të Kosovës, thonë medie serbe, nuk është marrëveshje për shtet të pavarur.
Prefiks të tillë telefonik kanë Tajvani e Hong Kongu kur bëhet fjalë për Kinën dhe ishujt Falklands që janë pjesë e Britanisë së Madhe, transmeton “Koha.net”.
Pas shumë takimeve dhe bisedave formale e joformale, Beogradi e Prishtina përfundimisht arritën marrëveshjen për telekomunikacionin.
Sipas gazetës së Beogradit “Blic”, BE-ja e ka “shtyrë këtë temë dhe e ka nxitur zgjidhjen e saj ndërmjet dy palëve”.
“Takimet e fundit nuk kanë qenë në Bruksel, por ato janë bërë me kontakte të vazhdueshme me postë elektronike dhe me telefon. Kështu u harmonizuan qëndrimet dhe ato u intensifikuan sidomos gjatë dy-tri ditëve të fundit”, transmeton shkrimet e mediumit serb “Koha.net”.
Bisedat ndërmjet qyteteve të Kosovës dhe Serbisë nuk do të trajtohen si biseda ndërmjet dy shteteve, ndërsa prefiksi për Kosovën nuk trajtohet si për shtet të pavarur.
Theksohet se prefiks të tillë telefonik kanë Tajvani e Hong Kongu kur bëhet fjalë për Kinën dhe ishujt Falklands që janë pjesë e Britanisë së Madhe.