Aktuale

Mediat serbe: Kaos në Veri, raportohet për gjuajtje të shok bombave

Mediat në Serbi po raportojnë se në Zubin Potok, forcat e njësisë speciale kanë sulmuar serbët e atij vendi dhe kanë hedhur shok bomba.

Mediat serbe thonë se forcat e njësisë speciale të Kosovës kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë shpërthyer shok bomba.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sipas medieve serbe, ka nisur aktivitete intensive diplomatike pas ndërhyrjes së njësive speciale ROSU të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës

Siç i është thënë agjencisë “Tanjug” nga kabineti i tij, kryetari i Serbisë ka kërkuar nga qendrat perëndimore politike që ta frenojnë Prishtinën dhe ka bërë me dije se “Serbia nuk do të lejojë pastrim etnik në Kosovë”.

the authorBurbuqe Metolli