Aktuale

Mediat serbe: Gjykata në Colmar kërkon sqarime shtesë rreth ligjeve serbe

Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka marrë pyetje të tjera shtesë nga Gjykata e Apelit në qytetin francez Colmar, e cila vendos për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, i është thënë sot agjencisë së lajmeve Tanjug nga Ministria e Drejtësisë.

Në pyetjet e gjykatës franceze drejtuar Ministrisë së Drejtësisë kërkohet sqarimi i dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me veprat penale për të cilat Haradinaj akuzohet nga Serbia.