Aktuale

Mediat serbe fajësojnë shqiptarët për vrasjen e Ivanoviqit, ja çfarë shkruajnë

Ivanoviq ishte dyshuar për një masakër ndaj shqiptarëve, ndërsa UNMIK-u dhe KFOR-i në raportet e tyre e etiketonin atë si një “kriminel”.

Disa media shqiptare njoftuan disa ditë para vrasjes së Oliver Ivanoviqit, se ai dyshohej për masakrën e pretenduar ndaj shqiptarët në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s, duke deklaruar se UNMIK-u dhe KFOR-i e përshkruan atë si “një kriminel dhe një keqbërës që jetonte mirë” .

Edhe pse ai u vra para zyrës së tij, Oliver Ivanoviq është ende një objektiv i sulmeve mediatike shqiptare, sipas portalit “Espreso.rs”.

Pala shqiptare asnjëherë nuk e donte Oliver Ivanoviqin pavarësisht nga politika e tij pajtuese, sepse ai gjithmonë argumentoi mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë – tha portali.

Kështu, faqja e Infokos “ricikron” shfaq videon e vitit 1999 ku shihet Ivanoviq duke i dalë në mbrojtje serbëve dhe kundër provokatorëve shqiptarë, raporton “Kurir”, transmeton Periskopi.

Pretendohet se serbët pastaj “filluan të bëjnë republikën e tyre në veri”. Megjithatë, mediat shqiptare nuk ngurrojnë të përshkruajnë me hollësi se cilat janë krimet që ai akuzohet dhe se ai themeloi formimin paraushtarak të “Gardës së Urës”.

Pretendohet se ai ishte i dyshuar për një masakër ndaj shqiptarëve dhe se UMNIK-u dhe KFOR-i në raportet e tyre e quajtën atë “kriminel”.

Përkatësisht, EULEX-i, i cili është një mision aktiv ligjor i BE-së në Kosovë, i cili u përpoq të denigrojë Oliver Ivanoviqin si një kriminel lufte në një nga procedurat më pak dinake të gjykatës dhe ta dërgonte në burg për 9 vjet./Periskopi/