Aktuale

Mediat në Mal të Zi: Bratisllav Dikiq ka tentuar të vetëvritet

Ish-komandanti i xhandarmërisë serbe Bratisllav Dikiq, i arrestuar për shkak se ka tentuar të kryejë sulm terrorist në Mal të Zi, ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Dikiq siç shkruajnë mediat në Mal të Zi ka thyer xhamat e dritareve të qelisë dhe me ta ka tentuar që të pres  venat.

Mësohet se incidenti ka ndodhur para 17 orëve ndërsa tentim vrasjen e tij e kanë penguar vetëvrasjen e tij.

Gjithashtu i dyshuari për terrorizëm dje disa orë ka kaluar në Prokurorinë Speciale ku janë dëgjuar përgjimet e telefonit të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Pas kësaj Dikiq është dërguar te mjeku për shkak të gjendjes së tij jo të mirë. Pas kontrollës ai është kthyer në paraburgim, ndërsa pas disa minutave gardianët kanë dëgjuar thyerjen e xhamave në dhomën e tij.

Gjithnjë sipas mediave në Mal të Zi, Dikiq e kanë gjetur me duar të përgjakura ndërsa ai është dërguar urgjentisht në spital.