Aktuale

Mediat në Beograd: Do të dërgohen fakte të reja kundër Haradinajt

Pas shtyrjes së vendimit të Gjykatës së Apelit në qytetin francez për Ramush Haradinajn, Serbia thotë se do të dërgojë sërish prova të reja kundër tij.

“Blici” i Beogradit, por edhe media serbe “Tanjug” thonë se provat e reja do të jenë dëshmitë e punonjësve të policisë, që sipas tyre, ata u varrosën të gjallë. Gjithashtu ky medium serb, thotë se kanë dëshmi kundër Haradinajt përfshirë “dhunimin e grave dhe vrasjen e tyre”, përktheu Express.

Gjykata e Apelit në Francë ka shtyrë për 6 prill vendimin për Ramush Haradinajn.

Lideri i AAK-së është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2005.