Donald Trump duket se nuk ia ka idenë se si ta udhëheqë një superfuqi.
Ky ishte përfundimi i nxjerrë nga gazeta kineze “Global Times”, në numrin e të hënës, transmeton Express.
“Trump nuk është duke vepruar si një president i cili do të bëhet zotëria i Shtëpisë së Bardhë brenda një muaji,” kështu ka shkruar në një editorial gazeta që kontrollohet nga partia komuniste.
“Ai [Trump] nuk ka sens se si ta udhëheqë një superfuqi,” ka shkruar ajo.
Editoriali i kësaj gazete vjen pasi presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, e përdori Twitterin përsëri, i cili në Kinë është i bllokuar që nga vitit 2009, për t’i qortuar liderët e vendit me ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Kritikat e Trumpit erdhën pasi Kina e konfiskoi një dron nënujor të SHBA-së në Detin e Kinës Jugore.
Megjithatë, Kina ka thënë se do t’ia dorëzojë dronin SHBA-së në mënyrë të duhur./Express/