Aktuale

Mediat britanike shkruajnë për ‘lluksin’ e të burgosurve shqiptarë

Mediat britanike vazhdojnë të shkruajnë për të burgosurit shqiptarë dhe për jetën që bëjnë në burgjet.

“The Sun”, me një tjetër shkrim, tregon se si të burgosurit shqiptarë bëjnë një jetë të mirë në burg, në vend se që të vuajnë dënimin, përcjell albinfo.ch.

Si pas saj të burgosurit shqiptarë postojnë foto e video, duke tymosur kanabis në burgjet britanike.

“The Sun” citon disa thënie të tyre në postimet që bëjnë.

“Ne jemi zotët e rrugëve. Në burg kemi gjithçka, e vetmja gjë që na mungojnë janë prostitutat”, shkruhet me një postim.

“Në djall qeveria dhe mbretëresha… dua t’i shoh të gjithë shqiptarët jashtë burgut”, thuhet në një tjetër postim.