Aktuale

Mediat britanike: Pas miratimit të reformës në drejtësi Shqipëria një hap larg BE-së

Reforma në Drejtësi duket se ka bërë jehonë në mediat e huaj për pozitivitetin që sjell ajo në rrugën e Shqipërisë drejtë Bashkimi Europian.

Gazeta britanike “Express” shkruan se miratimi i reformës në drejtësi e ka bindur Brukselin që të çelë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Për momentin Shqipëria është vend kandidat për në BE, dhe hapja e negociatave varet së tepërmi nga përfundimi i reformave”, shkruan media britanike.

Ndër të tjera gazeta britanike shkruan se vendi i varfër i Evropës lindore ka rënë dakord për një ligj të ri për të kontrolluar pasurinë dhe anën profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kjo mund të bindë Brukselin për të nisur negociatat e anëtarësimit.