Aktuale

Mediat botërore raportojnë për arrestimin e Haradinajt në Francë (Foto)

Gazeta prestigjiozë “The Guardian”, “BBC”, “New York Times” dhe shumë të tjera kanë raportuar për arrestimin e Ramush Haradinajt në Mulhouse të Francës, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj u arrestua dje nga autoritetet franceze në aeroportin e Mulhouse, e kjo për shkak të një urdhërarresti ndërkombëtar për krime luftë të paraqitur nga Serbia.

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic sot ka kërkuar nga Franca që ta ekstradojnë Haradinajn në Serbi, e që sipas tij, do të ishte e palogjikshme nëse Franca si shtet ligjor, të mos veprojë në përputhje me të drejtën.

Ndërkohë, deputetë e zëdhënës të AAK’së, partisë së Ramush Haradinajt, kanë thënë se lirimi i tij nga paraburgimi pritet të bëhet në ora 13:00./GazetaExpress/