Meda është emër shumë i suksesshëm në industrinë e muzikës vendore.
Këngëtari ka qenë i ftuar së fundi në një intervistë për emisionin “Mirage”, prodhim i lajmi.net.
Meda rrëfeu të pathëna nga jeta e tij, ai zbuloi detaje rreth albumit të ri si dhe foli edhe për jetën private.
Muaj më parë, kishte bërë bujë në medie lajmi për takimin e Medës me një djalë nga Libani, i cili është kopje e tij.
Për “Mirage”, ai tregoi për ndjesinë e takimit me personin që konsiderohet si sozi e tij, ndërsa çfarë tha këngëtari për të, mund ta kuptoni në videon e mëposhtme nga minuta 6:58. /Lajmi.net/