Aktuale

Më shumë paguhet këshilltari i presidentit se shefi i AKI-së

Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Driton Gashi merr pagë vjetore 14 mijë e 667 euro.

Rrjedhimisht nëse kjo shumë pjesëtohet me 12 muaj del se shefi i AKI-së merr pagë në muaj 1 mijë e 200 euro e disa centë.

Gashi i AKI-së pagën e ka deklaruar në deklarimin zyrtar të pasurisë, ndërsa përveç pagës së tij ka deklaruar se ka marr mëditje nga buxheti i Kosovës në shumën prej 2953 euro.

Njëjtë sa shefi i AKI-së paguhet edhe gruaja e tij e cila punon në IQ to link ku merr pagë vjetore prej 14 mijë e 400 euro.

Por pagë më të madhe se shefi aktual i AKI-së, merr paraardhësi i Gashit. Bashkim Smakaj e ka pagën prej 1760 euro si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Me paga të larta paguhen edhe këshilltarët tjerë të presidentit./KosovaPress/