ShowBiz

Më në fund Tuna dhe Patrisi shfaqen së bashku

Tuna dhe Patris janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar, por edhe shumë të komentuar nga mediat.Madje vitin e kaluar ata u përfolën për ndarje, thashetheme të cilat çifti i hodhi poshtë kur shkoi me pushime në SHBA.Tani Tuna e Patrisi së bashku me djalin e tyre Tian po jetojnë të lumtur familjarisht e herë pas here tregohen aktivë në rrjete sociale.

Mirëpo një foto të tyre bashkë, Tuna e Patrisi kishin kohë që nuk postonin në rrjete sociale.Ata janë fokusuar më shumë tek djali dhe postojnë foto e video të tij çdo ditë.Ditën e sotme Tuna pas kaq shumë kohësh ka publikuar në Snapchat dy foto të saj me Patrisin ku çifti shfaqen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.