Ronela është përmalluar për kohën para pandemisë.
Ronela Hajati tash e një kohë nuk ka qenë e angazhuar në publikimin e këngëve të reja, shkruan lajmi.net.
Ajo nuk e ka parë të duhur këtë periudhë për të sjellë diçka të re, ani pse ka punuar në atë drejtim.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram, të cilat i ka shkëputur nga xhirimet e klipit me titull “Dilema” dhe thotë se është përmalluar për atë kohë.
Kujtojmë se “Gënjeshtar je X Pare”, janë dy projektet e fundit të Ronelës, të cilat i kishte publikuar në një video gjatë muajit shkurt.