Nëna e Dua Lipës sot feston ditëlindjen.
Anesa Lipa nëna e këngëtares Dua Lipa sot feston ditëlindjen, dhe artistja ka hapur arkivën për ta uruar nënën me disa imazhe nga fëmijëria, shkruan lajmi.net.
23 vjeçarja ka zgjedhur disa fotografi nga fëmijëria e saj dhe martesa e Anesës që ta urojë nënën për këtë ditë të veçantë.
Ajo po ashtu i kushtoi edhe disa fjalë: “ Gëzuar ditëlindjen mbretëresha e botës sime, numri një për mua, të dua aq shumë sa fjalët nuk mund të përshkruajnë, tani le të kërcejmë. /Lajmi.net/