Fama e saj është në kulm këtë periudhë kohe, shkruan GazetaBlic.Flasim për këngëtaren me prejardhje shqiptare, Dua Lipa e cila shpeshherë di të befasoj me paraqitjet e saj në rrjete sociale.
Përveç zërit të veçantë në muzikë, Dua cilësohet edhe si një nga këngëtaret më me stil e që fotosesionet nuk mungojnë nga ana e saj.
Së fundmi, ajo vjen me një provokim plot stil, ku shfaqet teksa ka nxjerrë gjuhën jashtë, e veshur me të zezë ku është munduar të zbuloj paksa gjoksin e saj.
Këto ditë ajo anuloi koncertet përshkak se kishte dhimbje të madhe të dhëmbit dhe mjeku e rekomandoi atë të mos performonte.
Ndryshe, Dua ka pak kohë që është ndarë nga i dashuri Paul Klein, por këto ditë ajo është përfolur për një rikthim të mundshëm me të dashurin e saj, Isaac, pasi të dy kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, si dhe është Isaac ai që po i bën komente yllit britanik./GazetaBlic