Kida erdhi atraktive në fotografitë e reja.
Kida është shumë aktive në rrjete sociale, e së fundi ajo ka realizuar një fotosesion të ri, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ndau me ndjekësit disa imazhe nga ky set, ku shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër vjollcë.
Ajo vuri në pah këmbët seksi në këtë paraqitje, ndërsa flokët i kishte bërë gërsheta dhe dukej për mrekulli.
Nuk dihet nëse me këto fotografi artistja po paralajmëron një videoklip të ri, por mori komplimente të shumta për paraqitjen. /Lajmi.net/