Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e paraparë të fillonte prej orës 9:00 ka nisur punimet pak minuta para orës 11:00.
Kjo shtyrje ka ndodhur për shkak të mungesës së deputetëve në sallë dhe pauza prej 15 minutash u zgjat gati dy orë dhe tashmë ka nisur seanca.
Në këtë seancë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të shqyrtojnë Platformën për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.
Po ashtu për herë të dytë shqyrtohet edhe Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
Pas kësaj seance të jashtëzakonshme pritet të nis një seancë tjetër e rregullt, në të cilën janë paraparë të shqyrtohen shumë pika të rendit të ditës./FaktePlus