Paraqitjet e artisteve shqiptare pa grim tashmë janë bërë të zakonshme.
E radhës është artistja, Dafina Zeqiri e cila ka hedhur një fotografi në Instagram ku shfaqet me grim dhe pa të, shkruan lajmi.net.
“Para dhe pas”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit.
Dafina vjen mjaft në formë, e që pamja e saj natyrale nuk ndryshon edhe aq nga grimi më i rëndë që shohim.
Megjithatë, në të dy mënyrat Zeqiri duket për mrekulli.
Ajo tash e një kohë është duke qëndruar në Kosovë, e cila këtë vit ka qenë goxha e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme.
Si ju duket artistja shqiptare me dhe pa grim, vlerësojeni vetë. /Lajmi.net/