Përveç ish- presidentit amerikan Bill Clinton, në Kosovë ka arritur edhe ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeliene Albright.
Clinton dhe Albright, arritën para pak minutash në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.
Dy miqtë e Kosovës, u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga drejtues të lartë shtetëror.
Por, për dallim nga Clinton që u përshëndet me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin dhe ish- presidenten Atifete Jahjaga, Madeliene Albright nga aeroplani është nisur direkt për Prishtinë.