Me një armë zjarri një mashkull ka palgosur aksidentalisht një tjetër në fshatin Jezercë në komunën e Ferizajit.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në qendër të mbajtjes.
“ Lidhur me rastin e lartë shënuar, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili aksidentalisht me armë zjarri –revole, kishte plagosur viktimën mashkull K/shqiptar. Arma e llojit ‘Zastava”, me një karikator të zbrazët është konfiskuar nga Polica. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.