Aktuale

MD dhe USAID do të vazhdojnë bashkëpunimin reciprok

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, sot gjatë një takimi kanë biseduar për prioritetet dhe programet, të cilat kanë për qëllim fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë.

Duke e vlerësuar lart partneritetin në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe USAID-it, ministri Tahiri u shpreh i gatshëm se do të vazhdojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Ai tha se ky bashkëpunim synon fuqizimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, ngritjen e llogaridhënies dhe profesionalizmit të institucioneve dhe akterëve në sistemin e drejtësisë, si dhe mbështetjen e funksionimit të plotë të sistemit gjyqësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, Hope vlerësoi lart prioritetet e ministrit Tahiri dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin përmes programeve konkrete.