Kosova do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi do të paraqiste një hap përpara drejt BE-së.Kështu ka thënë Senatori amerikan, John McCain, në adresimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Dëshiroj që t’ua bëjë të ditura shpresat e mija që Kosova do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit evropian, e ndaj pikëpamjen e Thaçit që ratifikimi i demarkacionit do të paraqiste një hap përpara drejt BE-së”, ka thënë McCain.
Ai ka theksuar përkushtimin e ShBA-së në mbështetjen e Kosovës dhe popullit të saj.
“Nuk do të jeni të vetmuar, ne qëndrojmë të gatshëm për t’ju mbështetur. Ndoshta keni dëgjuar që në Uashington kemi mospajtime, por dua ta dini se anëtarët e Kongresit nga të dyja partitë janë të përkushtuar të punojnë dhe mbështesin juve”, tha ai.
“Sot ndjehem krenar që pas pavarësisë, jam këtu dhe të shoh për progresin që ju keni arritur dhe shtetësia juaj është njohur nga shumë vende dhe ka arritur përparim prej disa qëllimeve të rëndësishme.
Në veçanti dua ta falënderoj Kosovën për përpjekjet tuaja ne luftën kundër terrorizmit. Prej 2014 Policia e Kosovës ka arrestuar shumë persona duke ndaluar t’i bashkohen luftës në Siri”, ka theksuar McCain.