Sjellja e Rusisë në rajon, por edhe në botë, nuk është e pranueshme në këtë kohë dhe kjo kërkon reagimet tona të përbashkëta.
Kështu ka thënë senatori amerikan John McCain, i cili të mërkurën nga Bosnja ka shkuar në Mal të Zi. Ai është takuar me Ministrin e Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, të cilit i ka thënë se gëzohet që Mali i Zi do të jetë anëtar i re i NATO-s, raporton Vijesti.
McCain nesër do të vizitojë edhe Kosovën ku pritet të mbajë një fjalë rasti në Parlamentin e Kosovës.