Senatori republikan i SHBA-ve, John McCain ka njoftuar sërish se nuk e mbështet reformën shëndetësore, duke zvogëluar shpresën e republikanëve për të ndryshuar përfundimisht ligjin e prezantuar nga ish-presidenti Barak Obama.
McCain tha se nuk mund t’i mbështeste qëllimet e republikanëve, sepse beson se rezultatet më të mira mund të arrihen nëse republikanët dhe demokratët punojnë së bashku në këtë ligj./KosovaPress/