Fifi dhe Mc Kresha këtë vit u bën pjesë e festivalit “Kënga Magjike” me këngën “Psikopatja jote”, shkruan GazetaBlic.
Këngë kjo e cila u komentua gjatë nga publiku, ku një pjesë e tyre kishte ndarë çmimin për ta. “Psikopatje jote” arriti të merrte vendin e dytë si dhe çmimin e ‘Internetit’.
Por, i ftuar në emisonin NIN në Klan Kosova, Mc Kresha ka folur për ‘hilet’ që i janë bërë në festival. Ai ka treguar se në gjysmë finale atij njërën nga kufjet ia kanë ndalur, ndërsa në finale atij nuk i punonte asnjëra prej tyre.
“Një natë para finales ta mbyllin dëgjuesen ndërsa në gjysmë finale t’i nalin kufjet”, ishin fjalët e Mc Kreshës për Këngën Magjike./GazetaBlic





















