Një pushues nga Kosova u mbyt pasditen e së dielës në plazhin e Velipojës.
Sipas policisë, dyshohet se 75-vjeçari vuante nga probleme kardiake dhe ka pësuar atak kardiak në momentin që ka hyrë në ujë.
Trupi i viktimës u nxor në breg nga të afërmit që ndodheshin aty pranë, raporton Top Channel.
Me gjithë ndihmën e dhënë, 75-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë, ndërsa ambulanca ka transportuar trupin e viktimës për në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës ku po kryhen veprimet e ekspertizës mbi shkaqet e sakta të vdekjes.