Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një motoçikletë në fshatin Sadovinë të Vitisë.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dje kur personi që po lëvizte me motoçikletë, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe drejtuesi i cili është dërguar në spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.