Aktuale

Mbyllet për qarkullim rruga te ‘Kafet e Vogla’ në Prishtinë

Rruga “Fehmi Agani” do të jetë e mbyllur për qarkullim. Kjo rrugë është mbyllur në ora 08:00 të mëngjesit dhe nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë e tillë.

Në këtë rrugë janë parë disa punëtorë duke vendosur skenë.

Është kontaktuar edhe Policia e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me këtë rast, por ende nuk janë marrë detajet.