Aeroporti i Hanoverit është mbyllur përkohësisht pas gjetjes së eksplozivëve në qendrën e kargos.
Punonjësit në depon e UPS alarmuan autoritetet pas gjetjes së mjetit, transmeton portali arbresh.info
Pasagjerët në fluturimet që kishin cak uljen në Aeroportin Langenhagen u devijuan.
“Posa ateruam në aeroportin e Heathrow pasi aeroporti i Hanoverit u mbyll për shkak të një pakoje të dyshuar, pasi ne ishim sjellur mbi kokë për 30 minuta,” tha një pasagjer.
Aeroporti njoftohet se u hap më vonë pasi zyrtarët e sigurisë shpërthyen paketën e dyshimtë./arbresh.info/