Janë mbyllur të gjitha stacionet e metrosë në qyteti e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg, pas një shpërthimi të fuqishëm në stacionin “Sennaya Ploshchad”, ku u vranë të paktën 10 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.
Një staf prej më shumë se 80 vetave të ekipeve të shpëtimit janë dërguar në vend të ngjarjes, raporton agjencia e lajmeve e Rusisë, Tass, përcjell Express.