Aktuale

Mbyllen qendrat e votimit

Së shpejti pritet të mbyllen të gjitha qendrat e votimit në Kosovë.

Në qendra do të kenë mundësinë të votojnë vetëm personat që gjenden në korridore të qendrave, pasi të mbyllën qendrat. Menjëherë, pritet të fillojë numërimi i votave brenda qendrave, rezultatet e të cilave që transmetohen në qendër të KQZ-së, e cila do t’i publikojë online.

Përndryshe në krejt Kosovën janë hapur 889 qendra votimi me gjithsejtë 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues./KosovaPress/