Aktuale

Mbyllen 6 lokale në Prishtinë për veprimtari të kundërligjshme

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me inspektorët komunal në Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor në 6 lokacione të Prishtinës, në lagjet ‘Ulpiana’ dhe ‘Dardania’, ku dyshohej se po ushtrohen veprimtari të kundërligjshme.

Ky operacion policor është realizuar së bashku edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë vërejtur parregullsi në aspektin e dokumentacionit, si dhe të sanitarisë, ku me këtë rast të gjitha këto
lokale janë mbyllur./KosovaPress/