Mbreti Salmane i Arabisë Saudite u prit sot në Kinë nga presidenti, Xi Jinping për vizitën e parë zyrtare në këtë vend që prej marrjes së fronin në 2015-n, në një kohë kur Pekini, shumë i varur nga nafta saudite, kërkon të luajë një rol në rritje në Lindjen e Mesme.
Sovrani, 81 vjeç, u prit gjatë një ceremonie në Pallatin e Popullit, vend simbolik i pushtetit komunist me pamje nga sheshi ”Tiananmen” në Pekin.
Bëhet fjalë për vizitën e dytë të një monarku saudit në këtë vend që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Pekinit dhe Riadit në vitet 1990.Nafta do të jetë pjesë e diskutimeve mes dy delegacioneve.Arabia është eksportuesi i parë botëror dhe Kina importuesi i parë. Rusia ka kaluar në vitin 2016 para Arabisë në rangun e eksportuesit të parë të naftës drejt Kinës.
Vizita e mbretit Salmane, në kuadër të një turneu që e nisi në Japoni, Malajzi dhe në Indonezi, po zhvillohet ndërkohë që Riadi kërkon të konsolidojë marrëdhëniet në Azi në një kohë kur lidhjet tradicionale janë kompikuar me SHBA-në.Monarkia sunite e ka përjetuar keq afrimin e operuar nga administrata Obama me Iranin, rivali shiit i përhershëm.Ajo pret më shumë nga administrata e presidentit Donald Trump, që priti të martën në Shtëpinë e Bardhë princin Mohammed ben Salmane, i dyti për nga rëndësia dhe ministrin e Mbrojtjes.