Në VIP Arenën në QS “Boris Trajkovski”, në Shkup, hit këngëtari Enrique Iglesias do të mbajë sonte koncert, në kuadër të turneut të tij botëror Sex and Love.
Salla ku do të këndojë Enrique, është ambienti më i vogël ku ka performuar këngëtari në 10 vitet e fundit nëpër botë. Janë lëshuar vetëm 8.000 bileta në shitje.
Enrique nuk ka pasur kërkesa të veçanta lidhur me vendosjen dhe ushqimin, por ka insistuar në disa aspekte teknike lidhur me organizimin e koncertit. Para-grup nuk do të ketë, ndërsa dyert e arenës do të hapen një orë para koncertit që duhet të fillojë në orën 21.
Tags:Enrique Iglesias