Aktuale

Mbretëresha kërkon tri arsye pse Britania duhet të qëndrojë në Bashkimin Evropian

Mbretëresha e Anglisë Elizabeth ll raportohet të ketë kërkuar organizimin e një darke, gjatë të cilës do të pyes për tri arsye të mira se pse Britania duhet të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kështu ka treguar autori i çështjeve mbretërore, Robert Lacey, transmeton KosovaPress.

“Më jep tri arsye të mira ”, kjo do të jetë me sa duket kërkesa për miqtë e saj me të cilët do të darkoj.

Ndërkaq një zëdhënës i Buckingam Palace ka deklaruar se “Mbretëresha është mbi politikën dhe vepron në bazë të këshillave të Qeverisë së saj në çështjet politike”.

“Referendumi është një çështje për popullin britanik për të vendosur”, ka deklaruar ai, raporton The Independent.

Ndryshe, tradicionalisht mbretëresha dhe familja e saj nuk votojnë dhe as nuk mund të kandidohen.