Rajon & Botë

Mbretëresha jep dritën “jeshile” për dalje të Britanisë nga BE

Mbretëresha Elizabeta II formalisht të enjten lejoi kryeministren Theresa May që të fillojë bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian duke miratuar ligjin, të cilin më herët e kishin aprovuar të dyja dhomat e Parlamentit britanik.

Në kumtesën, të cilën e publikoi kryetari i Parlamentit John Berkov, është konfirmuar se May mund të fillojë bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në çfarëdo kohe, transmeton Reuters.