Aktuale

Mbretëresha Elizabeta II uron Thaçin për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mbretëresha e Mbretërsisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, Elizabeta II ka uruar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin me rastin e ditës së Pavarësisë.

“Kam kënaqësinë e madhe për t’ju përcjellur, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia me rastin e shënimit të ditës tuaj shtetëore, së bashku me urimet e mia më të mira për lumturinë e popullit të Kosovës në vitin vijues”, thuhet në urimin e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II dërguar presidentit Thaçi.

Urim për 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka ardhur edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. /Lajmi.net/