Rajon & Botë

Mbretëresha e Anglisë për pak i shpëton vdekjes

Mbretëresha Victoria mund ta kishte pësuar keq pasi një nga rojet e Pallatit Mbretëror për pak sa nuk e shkrepi armën kur pa se një hije ishte duke lëvizur në orën 3 të mëngjesit rreth Buckingham Palace. Por hija që po lëvizte ishte vetë Mbretëresha.

Sipas mediave britanike, roja e ka ndaluar personin që iu duk i dyshimtë dhe u bë gati të shkrepte armën, kur ç’të shihte. Para syve kishte Mbretëreshë Victorian.

Ajo thuhet se kishte daleëpër një shëtitje dhe për të marrë ajër të pastër rreth Pallatit Mbretëror pasi nuk po e zinte gjumi.

Ajo më pas i është kthyer me ironi rojes: “Herën tjetër do të të telefonoj më parë që të mos më qëllosh”.

Dje Mbretëresha ka marrë pjesë në një aktivitet mbretëror që kur u sëmur rëndë me të ftohtë që e detyroi atë të mos merrte pjesë në aktivitetet gjatë festave të fundvitit. /Përshtati Panorama