Aktuale

Mblidhet sërish Kryesia e LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë sërish një mbledhje.

Në një njoftim për media nga zyra për informim e LDK-së, behet e ditur se ky takim do të fillojë në orën 13:00.

E kjo mbledhje do të kryesohet nga kryetari aktual i partisë, Isa Mustafa, ndërsa do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

Kujtojmë se LDK-ja të shtunën më 3 gusht do të mbajë kuvendin zgjedhor, ku pritet të zgjedhet kryetari i partisë.

Deri më tani asnjë anëtar i LDK-së nuk e ka shpallur kandidaturën për të parin e partisë. Qëndrimi unanim i partisë ka qenë që të shtunën kur edhe do të mbahen zgjedhjet të bëhen të ditura kandidaturat, apo të vazhdohet me aklamacion.

Lidhja Demokratike e Kosovës nisi zgjedhjet e brendshme me 20 mars të këtij viti.

Këto zgjedhje në disa prej degëve të partisë janë shoqëruar edhe me telashe e përleshje në mes të anëtarëve të vet partisë.