Aktuale

Mblidhet qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit për media nga kryeministria, mbledhja e qeverisë do të nis sot në orën 09:00.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa , pas mbledhjes së qeverisë, pret në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila i dorëzon Raportin e Progresit./KosovaPress/