Aktuale

Mblidhet LDK-ja, Mustafa thotë se Qeveria votohet nesër ose të hënën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë e partisë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatimin për kryeministër Avdullah Hotit, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri pati thënë për Ekonomia Online se pas vendimit të Gjykatës Kushtuese rreth dekretit, të presidentit Hashim Thaçi, për 24 orë do ta formojnë Qeverinë e re që pritet ta udhëheq kjo parti.

Haziri pati potencuar se 24 orë janë të mjaftueshme që të ketë institucione të reja ekzekutive. Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë për Ekonomia Online se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër për 48 orë do të mbahet seanca për votimin e Qeverisë së re.

Në mbrëmjen e së enjtes Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Sipas vendimit të bërë publik, gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

the authorGazetaKNN